Ndërtimi i degës së dytë të gazsjellësit “Nord Stream” (“Rryma Veriore”) do të fillojë në maj të këtij viti, u njoftoi gazetarëve drejtori menaxhues i Kompanisë -operatore Matthias Warning. Sipas fjalëve të tij, vënia në shfrytëzim e degës së parë, siç dhe u planifikua, do të realizohet në fillim të tetorit. Për ndërtimin e degës së dytë të gazsjellësit janë caktuar 3,9 miliardë euro, ndërsa për të dytën - 2,5 miliardë. Gazsjellësi “Nord Stream” është një itinerar principialisht i ri i eksportit të gazit rus në Europë