Zhvillimi i sistemit amerikan të Mbrojtjes Antiraket (MAR) në Poloni bie ndesh me aktin bazë, të nëshkruar midis Rusisë dhe NATO-s në vitin 1997. “Atje thuhet: NATO duhet të përmbahet nga forcimi i infrastrukturës ushtarake afër kufijve rusë”, deklaroi përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë NATO-s Dimitri Rogozin. Kështu komentoi ai deklaratën e Sekretares amerikane të shtetit Hillary Clinton për planet e dislokimit në Poloni të nënrepartit të ri të Forcave Ushtarako-Ajrore të SHBA-s dhe të ndërtohet baza e MAR. Rrogozin shprehu keqardhjen e vet në lidhje me atë, se shprehje të tilla po bëhen deri në fillimin e negociatave për MAR midis Moskës dhe Uashingtonit.