Dy ekuipazhet, që pretendojnë të fluturojnë me anijen “Sojuz TMA-21” për në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar, po japin provime në Qendrën jashë Moske të përgatitjes së kozmonautëve. Sipas përfundimeve të tyre më 11 mars komisioni ndërdikasterial  do të konfirmojë ekipin më të mirë. Lëshimi i anijes “Sojuz TMA-21” nga kozmodromi i Bajkonurit planifikohet të bëhet më 30 mars. Starti do ti kushtohet 50 vjetorit të fluturimit të parë të njeriut në kozmos, kurse anijes do ti vihet emri “Gagarin”. Gjatë fluturimit 170 ditësh kozmonautët do të presin dy shuttle amerikanë dhe 3 anije ruse ngarkesash. Përveç kësaj, planifikohet dalja në kozmos të hapur.