Organizata bamirëse britanike “Filmclub”, që njeh nxënësit me repertuarin botëror dhe kombëtar të kinematografisë, rekomandoi të transmetohen 26 filma sovjetikë dhe rusë. Ndër ta 6 filma janë të Sergei Eizenshtejnit, nga 2 të Nikita Mihalkovit, Timur Bekmambetovit, Mihaill Kalatozovit, si dhe filmi i njohur dokumentar  “Personi me aparat kinematografik” të Dzigi Vertovit dhe shumë të tjerë. Disa regjizorë rusë ndikuan seriozisht në kinematografinë botërore, përveç kësaj, transmetimi i filmave rusë dhe sovjetikë nevojitet për mësimin e gjuhës ruse, mendon udhëheqja e “Filmclub”.