Rusia kujton viktimat e sulmit terrorist në aeroportin “Domodedovo”. 40 ditë më parë terroristi kamikaze shpërtheu bombën në mes të turmës së njerëzve që sapo kishin mbërritur në aeroport dhe mori jetën e 37 vetave. Më shumë se 100 të tjerë u plagosën. Menjëherë pas këtij shpërthimi, që ndodhi më 24 janar, Presidenti i Rusisë deklaroi mbi domosdoshmërinë e forcimit të kontrollit të sigurimit në transport. Dimitri Medvediev urdhëroi qeverinë për të krijuar një strukturë speciale, e cila do të merret me përpunimin e pajisjeve teknike. Përveç kësaj, Kryetari i shtetit kërkoi të kontrollohet efektiviteti i shpenzimit të mjeteve financiare, të dhëna për garantimin e sigurisë dhe të zgjerohet shërbimi me qen të stërvitur. Hetimi i çështjes së sulmit terrorist në Domodedovo ndërkohë disponon gjithnë e më shumë dëshmi për pjesëmarrjen e bandave në shpërthimin e ndodhur  në aeroport. Guerrilasit, e arreastuar këto ditë në rajonin Açhoj-Martanovsk të Çeçenisë, treguan për organizatorët e këtij sulmi. Sipas të dhënave të Komitetit Kombëtar Antiterrorist, emri i të dyshuarit është Asllan Bjutukaev, ai kryeson batalionin e trupave kamikaze “Riad as-Salihijn”. Terroristët njoftuan, se Bjutukaev u mor personalisht me përgatitjen e guerrilasit kamikaze Magomed Evloev, i cili e hodhi veten në erë në Domiodedovo. Aktualisht ka kaluar pak më shumë se një muaj që nga dita e tragjedisë. Situata me sigurimin në transport gradualisht po normalizohet. Ja se çfarë deklaroi për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” Zëvendës përfaqësuesi i komisionit për sigurimin në Dumën e qytetit të Moskës Sergei Gonçarov: “ Sistemi, që aktualisht vepron, tani për tani punon pozitivisht. Por gjëja më e frikshme qëndron në atë, në qoftë se ne pas tragjedisë do të qetësohemi disi dhe përsëri do ta lëmë situatën në mëshirë të fatit. Kryesore për pushtetin është të bëjë, që kjo gjendje pune të vazhdojë të ruhet. Duhet të gjenden pronarë normalë për aeroportet, të vendoset, se për çfarë përgjigjet pronari dhe për çfarë përgjigjet shteti. Unë do të dëshiroja, që sigurinë shteti ta merrte vet përsipër”, u shpreh Sergei Gonçarov. Me një mënyrë të tillë janë dakort edhe shumica e rusëve: sipas të dhënave të anketimeve, më shumë se 40 % e respondentëve janë të sigurt, që përgjegjësinë për sigurinë e objekteve të transportit ta merrnin përsipër organet federale. Për sa i përket terrorizmit si dukuri, suksese në luftën kundër tij mund të arrihen vetëm gjatë bashkëveprimit të strukturave ushtarake me shoqërinë civile. Për këtë Komiteti Ndërkombëtar Antiterrorist propozon të krijohet një organ unik special. Ai garanton lidhjen e shoqërisë dhe ushtarakëve, që të eliminohet atmosfera mosbesuese, në të cilën terroristët jetojnë me lehtësi.