Sot, më 4 mars, Rusia përmend viktimat e sulmit terrorist në aeroportin moskovit “Domodedovo”. Kaluan 40 ditë nga tragjedia në terminalin ndërkombëtar të aeroportit moskovit kur shpërtheu bomba. Për këtë kohë numri i viktimave u rrit nga 35 në 37 veta. Organet e hetimit akuzojnë tre të arrestuar në lidhje me këtë çështje. Shpërthimi në aeroportin “Domodedovo” ndodhi në mes të turmës së qyterarëve që mbërritën më 24 janar në aeroport në orën 16.32 minuta sipas orës së Moskës. Përveç shtetasve rusë pati edhe shtetas të Ukrainës, Taxhikistanit, Uzbekistanit, Kirgistanit, Austrisë, Britanisë së Madhe, Gjermanisë. U plagosën gjithsej 190 veta.