Zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve me vendet e BSHP-së është prioritet për Rusinë. Një deklaratë të tillë bëri Kreu i qeverisë së Federatës Ruse në takimin me Sekretarin suprem të Bashkësisë e Shteteve të Pavarura (BSHP) Sergei Lebediev. Negociatat u zhvilluan në Moskë. Lebediev, nga ana e vet, deklaroi, se Rusia vazhdon të luajë rol të rëndësishëm në bashkëveprimin integrues. Në takim palët diskutuan çështjet e përgatitjes së mbledhjeve të këshillit ekonomik të Bashkësisë dhe Këshillit të krerëve të qeverive. Veçanërisht Putin theksoi rëndësinë e Marrëveshjes së re për zonën e tregtisë së lirë dhe programin e përdorimit paqësor të energjisë atomike.