Kori akademik shtetëror folklorik Verior rus do të ndërmarrë një turne, i cili do të përsërisë itinerarin triumfal nëpër vendet e botës të kozmonautit të parë të planetit Juri Gagarin pas kthimit të tij nga kozmosi, njoftoi shërbimi i shtypit i guvernatorit të qarkut të Arhangelskut. Ky projekt i dedikohet 50-vjetorit të fluturimit të Juri Gararinit në kozmos. Kori do të prezantojë kulturën e Rusisë duke përshkuar me misionin e vet 14 vende në kontinente të ndryshme dhe duke dhënë konceret në 24 qytete të botës.