Mirëkuptimin e ndërsjelltë midis Rusisë dhe SHBa e pengojnë klishetë, të cilat kanë hedhur rrënjë të thella në vetëdijen e gazetarëve amerikanë dhe rusë. Një mendim të tillë shprehu Përfaqësuesi special i presidentit të Federatës Ruse për bashkëpunimin kulturor ndërkombëtar Mihaill Shvidkoi gjatë fjalës së marrë në forumin për problemet e mjeteve të informimit masiv. Ai vuri në dukje, se “riformatimi” i marrëdhënieve midis dy vendeve, i propozuar nga presidentët e SHBA dhe Federatës Ruse, duhet të gjejë pasqyrimin e vet edhe në sferën e mjeteve të informimit masiv, meqenëse ato ndikojnë në formimin e opinionit publik.