Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev mendon se Libia ndodhet në prag të luftës civile. Detyra jonë konsistoi në atë që të shpëtonim qytetarët tanë, tha Presidenti në takimin e zhvilluar me Kreun e Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë (MSJ) Sergei Shojgu. MSJ e Federatës Ruse përfundoi evakuimin e rusëve nga Libia. Sipas fjalëve të Mevdedievit, ky ishte një operacion me përmasa të mëdha dhe i komplikuar. Ai i propozoi Ministrit Sergei Shojgu për të paraqitur për dekorim bashkëpunëtorët e ministrisë që u dalluan gjatë evakuimit të rusëve nga Libia.