Qeveria e Kosovës dënoi vendosmërisht vrasjen e dy ushtarakëve amerikanë më 2 mars në Gjermani nga një shqiptar kosovar, njoftohet në site qeveritar të Kosovës. “Qeveria e Kosovës i shpreh ngushëllimet e veta të sinqerta popullit amerikan, qeverisë së SHBA, ushtarakëve amerikanë dhe familjeve të të vrarëve”, - thuhet në njoftim. Në dokumentin në fjalë vihet në dukje, “se krimi i rëndë është akt personal kundër vlerave civilizuese dhe traditave të popullit të Kosovës, i cili do ti jetë përjetë mirënjohës SHBA ... për ndihmën e dhënë Kosovës në rrugën e saj drejt paravërisë si dhe zhvillimin dhe përforcimin e tërësisë territoriale e saj”. Qeveria e Kosovës shprehu shpresën se “ekzekutuesit e këtij krimi monstruoz do të vihen përpara përgjegjësisë penale dhe do të marrin ndërshkimin e merituar”. Njoftohet, se autoritetet e Kosovës po zhvillojnë gjithashtu hetimin e vet në lidhje me këtë çështje.