Shkarko audiofailin


Ish Kryeprokurorja e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë Carla del Ponte në intervistën e vet dhënë gazetës zvicerane “Neue Zurcher Zeitung” shprehu gatishmërinë për ta çuar deri në fund hetimin e krimeve të separatistëve shqiptarë në Kosovë, ndër të tjera edhe atyre që kanë të bëjnë me trafikimin e organeve vitale të robërve serbë të luftës. Këtë temë do ta shtjellojë më tej në komentin e vet vëzhguesi i radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Pjotër Iskenderov. Autori shkruan: Pas asaj, kur Asambleja Parlamentare e Këshilit të Europës kërkoi hetimin skrupuloz të krimeve të kryera në Kosovë, përpara komunitetit ndërkombëtar u shtrua pyetja sakramentale (rituale): “Po cilët janë gjykatësit?”. Shërbimet e veta i propozoi aty për aty Misioni i BE në Prishtinë (EULEX). Por shumë e vunë në dyshim objektivitetin e Bashkimit Europian, i cili po i jep ndihmë aktualisht autoriteteve kosovare për ndërtimin e institucioneve të shtetit të tyre të vetëshpallur. Prandaj iniciativa e Carla del Pontes tërheq vëmendjen. Pikërish ajo në librin e saj me titull “Gjyetia: unë dhe kriminelët e luftës”, i cili doli në dritë në vitin 2008, për herë të parë i bëri të ditur gjithë botës hollësira shokuese në lidhje me marrjen e organeve vitale robërve serbë kosovarë për shitjen e mëtejshme të tyre në “tregun e zi”. Por ekziston edhe një rrethanë, e cila të detyron ti perceptosh në mënyrë tejet të kujdesshme deklaratat e tanishme të Carla del Pontes. Sepse në kohën kur ishte Kryeprokurore e  Gjykatës së Hagës ajo gëzonte plotfuqishmëri shumë të gjera për zhvillimin e hetimit, por nuk i dha start atij megjithatë. Vetë Carla del Ponte akuzon për këtë NATO-n, OKB-në, autoritetet e Kosovës dhe Shqipërisë si dhe shumë të tjerë që nuk e lanë atë të mblidhte provat e nevojshme. Në librin e vet ajo vë në dukje, se Misioni i OKB-së në Kosovë dhe paqeruajtësit e NATO-s logjikonin se akuzat e ngritura në adresë të liderëve të Kosovës “kërcënojnë jo vetëm sigurinë e stafit të tyre dhe misionit të vet, por edhe çfarëdo përpjekjesh që ndërmerren për vendosjen e paqes në Ballkan”. Por edhe vetë Carla del Ponte i bëri publike materialet e grumbulluara vetëm në vitin 2008, plot 1 muaj e gjysmë pas vetëshpalljes së pavarësisë së Kosovës. Me fjalë të tjera, luajti në fushën e po atyre arkitektëve të pavarësisë kosovare, të cilët penguan zhvillimin e hetimit. Edhe tani problemet e gjeopolitikës vazhdojnë të pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Sepse njohja e liderëve shqiptarë të Kosovës fajtorë në kryerjen e krimeve jashtëzakonisht të rënda do të thotë vënie nën rrezik e gjithë “projektit kosovar” të Perëndimit. Ky projekt ia ngarkon gjithë fajin për konfliktin kosovar Beogradit, - vuri në dukje në bisedën e vet zhvilluar me radiokompaninë “Zëri i Rusisë” eksperti i Institutit të Sllavistikës të Akademisë së Shkencave të Rusisë Aleksandër Karasiov: “- Tashmë është përcaktuar qartë se nuk pati kurrfarë mijëra apo dhjetra mijëra viktima shqiptare në Kosovë. Refugjatët shqiptarë kosovarë në vitin 1999 u përpoqën ti shpëtonin duke marrë arratinë jo vetëm masakrave të Millosheviçit, por edhe bombardimeve të NATO-s. Dhe prandaj problemi mbi krimet masive antishqiptare, të themi, ishte i trilluar. Ndërsa po të pranohet aktualisht se krimet kryesore në periudhën e viteve 1998-1999 i kanë kryer, përkundrazi, separatistët, atëhere opinioni publik ka plotësisht të drejtë të drejtojë pyetjen: anën e kujt mbajti NATO atëhere gjatë ndërhyrjes së vet në konfliktin kosovar? Prandaj Perëndimi do të përpiqet në çdo rast të mos lejojë zhvillimin e hetimit të gjithanshëm - pavarësisht nga fakti se kush do të tentojë të merret me të Misioni i BE (EULEX), Gjykata e Hagës apo vetë Carla del Ponte.