Lidhja e Shteteve Arabe refuzon ndërhyrjen ushtarake në Libi, por mund të mbështesë krijimin në hapësirën ajrore të saj të zonës së ndaluar për fluturimet e Forcave ushtarako-ajrore libiane. Me një deklaratë të tillë doli Këshilli i Lidhjes së Shteteve Arabe në mbledhjen e vet që zhvilloi në Kairo. Në të theksohet, se vendet arabe “nuk pranojnë në mënyrë kategorike çfarëdolloj ndërhyrje të huaj në punët e brendshme të Libanit”. Gjatë konfrontimit të armatosur të autoriteteve me opozitën, i cili po vazhdon tashmë që prej 15 shkurtit, aeroplanët luftarakë kanë dhënë goditje mbi demonstruesit në rrugët e Tripolit dhe qyteteve të tjera, gjë kjo që çoi në viktima të shumta në radhët e popullsisë paqësore.