Në Francë po shfaqet një interesim i madh ndaj projektit “Skolkovo”, njoftoi ZV/kryetari i qeverisë së Rusisë Aleksandër Zhukov. Ai mori fjalën në Paris në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit mbi bashkëpunimin midis koncerneve europiane EADS dhe Alstom dhe Qendrës inovative ruse “Skolkovo”. Aleksandër Zhukov siguroi, se për zhvillimin e punës së përbashkët do të krijohen “kushte maksimalisht të favorshme”. Midis sferave të interesave të ndërsjellta ai veçoi energjetikën, teknologjitë kozmike dhe informative.