SHBA nuk e quajnë të mundur krijimin e “mburojës” së përbashkët të Rusisë dhe NATO-s, por dalin megjithatë për vendosjen e bashkëveprimit midis sistemeve të të dyja palëve. Për këtë njoftoi në Kongresin amerikan Ndihmësi i Zv/Shefit të Pentagonit për çështjet politike James Miller. Sipas fjalëve të tij, sistemet e Mbrojtjes antiraket (MAR) të Rusisë dhe Aleancës duhet të jenë autonome. Bashkë me këtë Miller deklaroi, se Uashingtoni nuk përjashton mundësinë e dorëzimit Moskës të të dhënave mbi sistemet e veta MAR në këmbim të informacionit të “radarëve” rusë.