Në Rusi u zhvilluan me sukses të plotë provat e mostrës së dytë të gjuajtësit të gjeneratës së 5-të. Ai u ngrit në ajër nga aerodromi Komsomolsk-në-Amur (Lindje e Largët e Rusisë) dhe fluturoi në ajër rreth 1 orë. Gjuajtësi i ri u konstruktua mbi bazë të teknologjive “Stells” (Stealth technology), të cilat e bëjnë atë “të pakapshëm” nga radarët e kundërshtarit. Ai është i aftë të zhvillojë luftime në çdo moment të ditë-natës dhe në kushte të ndryshme moti. Aeroplani është pajisur me kompleksin më modern kompjuterik, i cili në rast domosdoshmërie do të ndihmojë për “të marrë mbi vete” plotësisht drejtimin e makinës. Provat e para atij iu bënë në janar të vitit të kaluar.