Qeveria, pavarësisht nga çfarëdo koniunkture ekonomike që të krijohet, do ti japë ndihmë të qenësishme fermerëve, deklaroi Kryeministri Vladimir Putin gjatë fjalës së marrë në Kongresin e asociacionit të ekonomive fermere dhe kooperativave bujqësore të Rusisë në Tambov. Putin vuri në dukje se megjithë thatësirën e vitit të kaluar, Rusia siguron praktikisht plotësisht veten me drith, përkatësisht produkteve të mishit pjesa e prodhimeve vendase i tejkaloi 73%, ndërsa prodhimi i mishit të shpendëve u rrit për 5 vjet deri në 2 herë. Aktiviteti i ekonomive fermere u realizua në Rusi si forcë ekonomike dhe sociale, u shpreh me bindje Putin.