Rusia u bë mysafire nderi në Panairin e XIX-të Ndërkombëtar të arsimit AULA 2011 që u hap në Madrid, njofton Agjencia RIA Lajmet. Këtë vit ekspozita, në të cilën marrin pjesë më tepër se 240 shkolla të larta dhe institucione arsimore nga 13 vende të botës, i kushtohet studimit të gjuhëve të huaja. Në stendën e Rusisë janë paraqitur pllakatet informative mbi universitetet e Moskës, Shën Peterburgut, Nizhny Novgorodit, Permi-së, Belgorodit dhe qyteteve të tjera. Paralelisht me Panairin AULA në Madrid po zhvillohen edhe një sërë panairesh të tjera kushtuar arsimit të lartë.