Presidenti Dimitri Medvediev e quajti kompaninë franceze Total partner të rëndësishëm strategjik për Rusinë. Për këtë ai deklaroi në takimin në Kremlin me Kreun e gjigandit të naftës dhe gazit Christophe de Margerie. Nga ana e vet, Kreu i koncernit francez e quajti Rusinë treg të sigurt për investime. Christophe de Margerie sqaroi, se tronditjet aktuale në vendet e Lindjes së Mesme që prodhojnë lëndë hoidrokarbure janë sinjal për të gjithë sipërmarrësit për të shkuar në Rusi, pasi ajo është e sigurt për investime.