Këshilli i Federatës ratifikoi marrëveshjen ruso-amerikane për transitin e armatimeve, teknikës ushtarake, pasurisë ushtarake dhe personelit të SHBA-s nëpërmjet territorit të Rusisë. Ky dokument u nënshkrua nga presidentët e të dy shteteve më 6 korrik të vitit 2009. Ai përbën bazën juridiko-ndërkombëtare të transitit nëpërmjet territorit rus me anë të aviacionit për operacionet e forcave ndërkombëtare të garantimit të sigurimit në Afganistan. Si dhe armatime, teknikë ushtarake, pasuri ushtarake dhe personelin e shteteve të tjera, të cilave SHBA-s u ofron ndihmë në sigurimin e prapavijës në këtë vend. Prandaj marrëveshja parashikon, që transiti i avionëve mund të realizohet pa ulje në territorin e Rusisë. Në dokument është shpjeguar, se Moska mund të refruzojë nga transiti, në qoftë se do të rezultojë, se transporti i ngarkesave dhe personelit të SHBA-s mund të paraqesë rrezik për sigurinë e vendit. Eksperti i Institutit rus për SHBA-në dhe Kanadanë Pavel Zolotoriov në intervistën e vet dhënë për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” deklaroi: “Principialisht çështja për transitin e ngarkesave jo vetëm të destinacionit civil, por dhe atij ushtarak nga ana ruse nuk është frenuar. Kanë ekzistuar shkaqe të karakterit organizativ. Prandaj ratifikimi i marrëveshjes është vazhdim logjik i ndihmës ruse për NATO-n në Afganistan. Stabilizimi i situatës në këtë vend është në interesat e Moskës”, u shpreh eksperti. Pavel Zolotoriov tërhoqi vëmendjen ndaj një rrethane të qenësishme për realizimin e marrëveshjes ruso-amerikane: “Itinerari nëpërmjet Rusisë është më sigurt dhe më i shkurtër. Duhet të merret parasysh, se ai kalon jo vetëm nëpërmjet Rusisë dhe vendeve të Azisë Qendrore, por edhe nëpërmjet territorit të Afganistanit. Pikërisht nëpër atë pjesë, e cila në shkallë të lartë karakterizohet si stabile. Këtë rajon e kontrollon Aleanca e Veriut. Atje ndikimi i Rusisë ka qenë gjithmonë i lartë. Pikërisht nëpër këtë rajon Rusia dërgonte ndihmë për SHBA-s në fazën fillestare të operacionit në Afganistan. Marrëveshja ruso-amerikane për transitin filloi të realizohej dy muaj pas nënshkrimit të saj. Gjatë kësaj kohe amerikanët kanë transportuar nëpërmjet territorit të Federatës Ruse 16 % armatime të SHBA-s në Afganistan.