Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev dekoroi ish presidentin e Bashkimit Sovjetik Mihaill Gorbaçov, që mbushi plot 80 vjeç, me urdhrin e  Andrei Pervozvanovit. “Unë e nënshkrova këtë dekret për dekorimin tuaj me urdhrin më të lartë-urdhrin e Andrei Pervozvanovit”, u shpreh Medvediev të mërkurën në takimin me Gorbaçovin.