Kriza në vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut mund të provokojë acarimin e situatës në Kaukazin e Veriut të Rusisë dhe në shtetet aziatike të mesme të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP), dekalroi Kreu i MPJ i Federatës Ruse. Sipas fjalëve të tij, “bile edhe në kohë stabile në Lindjen e Mesme Rusia ka ndier negativitetin që vjen prej këtij rajoni”. Acarimi i situatës në Rusi në lidhje me ngjarjet në Lindjen e Mesme mund të ndodhë pavarësisht nga ajo, se kush do të vijë në pushtet në vendet e këtij rajoni. Duke marrë parasysh rrezikun, Rusia është gati për të dhënë ndihmën e vet në rregullimin politik.