Po rritet presioni ushtarak dhe financiar mbi Muammar Gaddafin për ndërprerjen e gjakderdhjes në Libi. SHBA-s nuk përjashtojnë mundësinë e ndërhyrjes ushtarake, megjithëse nuk kanë mbështetje të plotë nga ana e partnerëve të vet në NATO. Njëkohësisht po vjen duke u rritur numri i vendeve, që vendosin sanksione kundër Libisë. Si përgjigje ndaj shtypjes së ashpër të kundërshtarëve të regjimit të Gaddafit, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka pezulluar antarësinë e Libisë në Këshillin për të drejtat e njeriut. Deri tani nuk ka patur precedentë të tillë. Përfaqësuesi rus në lidhje me këtë deklaroi, se çelësi për zgjidhjen e problemeve në Libi nuk duhet të bëhet me dhunë. Njëkohësisht një burim në Kremlin theksoi, se Moska bashkohet me sanksionet ndërkombëtare kundër Tripolit. Që nga dita e parë e trazirave Shtabi i  Përgjithshëm i Forcave Ushtarake të Federatës Ruse me ndihmë të mjeteve kozmike vëzhgon situatën. Përfaqësuesi i këtij dikasteri deklaroi, se ushtarakët vëzhgojnë edhe situatën politiko-ushtarake edhe situatën me nxjerrjen e naftës. Kjo, në radhë të parë, konfirmon tërthorazi mendimet e ekspertëve mbi atë, se SHBA-s përpiqen ta shfrytëzojnë situatën, që të vendosin kontrollin e vet mbi gjithë infrastrukturën e naftës dhe të gazit me ndihmë të opozitës. Kjo gjë jo vetëm që forcon pozitat e tyre në rajon, por dhe mund të përbëjë leva shtesë për presion edhe mbi Europën, edhe mbi Kinën, të cilat importojnë naftë libaneze. Aktualisht Pentagoni po forcon praninë e vet ushtarake pranë brigjeve të Libisë. Por midis anëtarëve të NATO-s nuk ka mendim të njëjtë në lidhje me përdorimin e forcës ushtarake kundër Kaddafit. Kryeministri i Britanisë së Madhe deklaroi, se nuk përjashton skenarin ushtarak të zgjidhjes së kësaj krize. Ndërkohë Italia, Franca, Gjermania lënë të kuptohet, se nuk janë të kënaqura nga plane të tillë. Në veçanti, ata shohin në to rrezikun për interesat e veta afatgjata në botën arabe, në radhë të parë, që kanë lidhje me importin që andej të naftës dhe gazit. Zbulimi ushtarak rus, nga ana e vet, mendon, se maksimumi, që mund të bëjnë SHBA-s, është ta godasin Libinë me armë të saktësisë së lartë me anë të aviacionit.