Specialistët japonezë do të sigurojnë furnizimin e objekteve të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Oqean Paqësor (BEAOP) të vitit 2012 në Vlladivostok (Lindja e Largët e Rusisë) me energji. Inxhinierët e kompanisë “Marubeni Corporation” filluan punën e shtrimit të kabllove elektrikë nëpër fundin e ngushticëc, që ndan Vlladivostokun nga ishulli Ruski, në të cilin do të zhvillohet samiti. Japonia është një nga partneret kryesore të përgatitjes së samitit BEAOP, që për herë të parë do të zhvillohet në Rusi.