Shkencëtarët rusë shpikën metodën e të mbrojturit prej ndikimit të stuhive magnetike për ata njerëz që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Ata arritën në konkluzionin, se për këtë qëllim mund të shfrytëzohet melatonina, që quhen ndryshe “hormoni i gjumit”. Provat e para klinike kaluan me sukses, metoda tashmë është patentuar. Në fakt, shpërthimet në Diell janë një proces krejtësisht i natyrshëm dhe gjatë kohës së evolucionit të vet njeriu i shëndetshëm arrin të përshtatet, të adaptohet me këtë të keqe të natyrës. Rreziku i stuhive magnetike shpesh herë hiperbolizohet, mendon Drejtuesi i Qendrës së parashikimit të motit kozmik të Institutit të magnetizmit tokësor, jonosferës dhe përhapjes së radiovalëve me emër të Pushkovit Sergei Gaidash: “- Çdonjëri prej nesh ka përjetuar, si minimum, mijëra stuhi magnetike. Edhe në intervalin kohor midis viteve 2000-2003, kur pati stuhi maksimalisht të forta magnetike, të gjithë i përballuan me burrëri ato. Më 30 tetor të vitit 2003 u fiksua një stuhi e tillë e fuqishme magnetike, e cila çoi në dukjen e agimit polar të Veriut në Moskë. Kjo është një dukuri jashtëzakonisht e rrallë atmosferike. Por, siç doli, të gjithë mbetën gjallë pas kësaj”, - thotë Sergei Gaidash. Sipas fjalëve të tij,  perturbacioni, turbullim i fushës magnetike të Tokës është një proces fizik i studiuar mjaft mirë nga shkenca. Ylli kryesor i sistemit Diellor vëzhgohet heshturazi, por në mënyrë mjaft të kujdesshme nga një grup i tërë satelitësh. Parashikimi paraprak i njoftohet gjithë shërbimeve të interesuara: duke filluar që nga Ministria e Situatave të Jashtëzakonshme dhe mjekët e deri tek Qendra e drejtimit të fluturimeve kozmike. Këtë pranverë pritet forcimi i aktivizimit gjeomagnetik, parashikon Sergei Gaidash. “- Mund të thuhet se muaji mars do të jetë me stuhi magnetike. Mund të thuhet gjithashtu, se pas 3 vjetësh amullie, stagnimi jashtëzakonisht të madh të aktivitetit diellor, ne aktualisht kemi të bëjmë me njëfarë gjallërimi të këtij procesi. Dhe kjo po ndodh në mënyrë mëse evidente”, - shpjegon Sergei Gaidash. Por megjithatë nuk duhet të nënçmohet dinakëria e Diellit. Për shkak të erës së Diellit qindra satelitë kanë dalë nga orbita dhe kanë humbur drejtimin. Shpërthimet e fuqishme në këtë yll çojnë në hedhjen e një sasie jashtëzakonisht të madhe plazme diellore, që jep goditje mbi magnitosferën e Tokës. Ndërsa kjo është e mbarsur me rrezikun e disfunksionimeve serioze në punën e sistemeve radioelektronike dhe atyre të navigacionit, objekteve të energjetikës. Gjatë kohës së “cunameve diellore” dhe në vigjilje të tyre mjekët u rekomandojnë njerëzve të mos sforcohen, ti shmangen streseve, të flenë, si minimum, 8 orë dhe të pijnë rregullisht medikamentet e rekomanduara nga specialisti. Ndërsa më kryesorja - të mos përdorin pije alkoolike. Sepse gjatë kohës së stuhive magnetike, siç dihet, në organizëm ndryshojnë disa procese biokimike. Ndërsa alkooli, duke depërtuar në organizëm, nuk bën gjë tjetër veçse rëndon, forcon gjendjen e këputjes, dobësisë. Për shembull, dihet tashmë fort mirë se gjatë stuhive magnetike numri i infarkteve dhe iktuseve rritet deri në 2 herë.