Kompania amerikane e nxjerrjes së naftës Noble Energy siguroi lejen nga autoritetet e SHBA për rifillimin e punimeve të shpimit në Gjirin Meksikan. Ky është precedenti i parë i kësaj natyre pas katastrofës së madhe ekologjike, të lidhur me avarinë në platformën e naftës të BP Deepwater Horizon, që ndodhi në prill të vitit 2010. Atëhere në ujërat e Gjirit u derdhën rreth 5 milionë tonë fuçi nafte. Rrjedhja e naftës u arrit të ndalohet vetëm në muajin gusht. SHBA vendosën moratoriumin përkatësisht shpimeve në thellësi të mëdha në këtë rajon. Kompania amerikane e nxjerrjes së naftës Noble Energy planifikon të rifillojë punimet e shpimit aty nga fundi i marsit.