SHBA dhe NATO po zhvillojnë negociata në lidhje me zgjidhjen “ushtarake” të çështjes që ka të bëjë me përmbysjen e regjimit të Muammar Gaddafit në Libi, deklaroi Ambasadorja e SHBA në OKB Suzanne Rice. Sipas fjalëve të saj, Uashingtoni po i diskuton mundësitë e një hapi të tillë edhe me aleatët e vet të tjerë me kusht të mos shkaktimit të dëmit popullit libian gjatë kësaj. Sipas mendimit të përfaqësuesve të Pentagonit, këta hapa janë të domosdoshëm në situatën e krijuar. Disa ditë para kësaj Presidenti i SHBA Barack Obama bëri thirrje për ti dhënë fund drejtimit të liderit aktual libian Gaddafi.