Takimi i Presidentëve të Rusisë, Armenisë dhe Azerbajxhanit, kushtuar problemeve që kanë të bëjnë me rregullimin e konfliktit të Nagorni-Karabahut, do të zhvillohet më 5 mars, njoftoi shërbimi i shtypit i Kremlinit. Në Soçi me ftesë të Presidentit Dimitri Medvediev do të vijnë drejtuesit e Armenisë dhe Azerbajxhanit, përkatësisht Ilham Alijev dhe Serxh Sargsjan. Konflikti për shkak të Nagorni-Karabahut - enklavës së populluar kryesisht me armenë në territorin e Azerbajxhanit - shpërtheu pas daljes së këtij territori jashtë kontrollit të Baku-së gjatë kohës së shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.