Prokuroria e Përgjithshme e Bjellorusisë ngriti sërish kundër dy qytetarëve të Rusisë akuzën për pjesëmarrje në trazirat masive në Minsk. Ky nen figuronte edhe më parë në aktakuzën e rusëve, por kësaj here prokurori ndryshoi vetëm disa formulime. Artiom Breus dhe Ivan Gaponov u arrestuan në ditën e zgjedhjeve të presidentit të Bjellorusisë më 19 dhjetor të vitit 2010. Atëhere ata u akuzuan për shkelje administrative. Natën në të gdhirë të 30 dhjetorit ata ndër 11 të arrestuarit e tjerë rusë u liruan, por pas një ore u ndaluan sërish në kuadër të ngritjes së çështjes penale në lidhje me trazirat masive. Atyre i kërcënohet dënimi me nga 3-8 vjet heqje lirie. Arrestimi i qytetarëve rusë shkaktoi një reagim të rreptë nga ana e Moskës.