Rusia del për ndalimin imediat të ushtrimit të dhunës ndaj popullsisë civile në Libi, deklaroi Kreu i MPJ të Federatës Ruse Sergei Lavrov. Bashkë me këtë, sipas fjalëve të Ministrit rus, problemet e Libisë dhe vendeve të tjera të Afrikës Veriore dhe Lindjes së Mesme “duhet të zgjidhen nga vetë popujt e këtyre shteteve, pa shtrëngim dhe ndërhyrje nga jashtë, në format paqësor dhe brenda kuadrit ligjor, nëpërmjet dialogut kombëtar dhe arritjes së mirëkuptimit, konsensusit social në lidhje me rrugët e zhvillimit të reformave të vonuara”.