Izraeli duhet të mbetet shteti më i fortë në Lindjen e Mesme, të pushtuar nga trazirat, deklaroi në intervistën e vet për radion shtetërore Ministri i mbrojtjes Ehud Barak. Ai u shpreh për rifillimin e procesit paqësor në rajon, duke e quajtur atë “pjesë e rëndësishme për garantimin e sigurimit”. Barak nuk përjashtoi mundësitë e negociatave paqësore me Sirinë, por prioritare ai konsideron marrëdhëniet paqësore me palestinezët. Duke prekur situatën në Agjipt, Ministri deklaroi, se ajo përbën rrezik për marrëveshjen paqësore egjiptiano-palestineze.