Shkarko audiofailin


Kështjella në jug të Tripolit, ku është barrikaduar aktualisht Muammar Abu Minyar al-Gaddafi, duke gjykuar nga të gjitha, vazhdon të mbetet kalaja e fundit e regjimit të tij. I biri i Gaddafit Al-Saadi al-Gaddafi deklaroi, se në rast të largimit të babait të tij nga pushteti në vend do të fillojë në mënyrë të pashmangshme lufta civile. Ky konfirmim nga ana e tij u bë shumë shpejt pas asaj kur ish mbështetësit e Liderit libian paralajmëruan si vijon: ai mund të ndërmarrë hapa të çmendur në përpjekjen e vet të dëshpëruar për të ruajtur pushtetin në duart e tij. Në këtë sfond Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton deklaroi fare pa doreza mbi mbështetjen e opozitës libiane. SHBA duan që Muammar Gaddafi të japë dorëheqjen nga posti i vet, me qëllim që ti japë fund punës me regjimin e tij dhe të tërheqë sa më shpejt që të jetë e mundur mercenarët dhe trupat besnike të tij. Kjo deklaratë e Udhëheqëses së dikasterit amerikan të politikës së jashtme përsëriti pikë për pikë kërkesat e kundërshtarëve të Drejtuesit libian. Ata tashmë kanë vendosur pushtetin e vet në pjesën lindore të vendit dhe po marrin me shumë sukses njëri pas tjetrit territoret në perëndim të Libanit. Të dielën ata arritën të marrin nën kontroll qytetin e madh të naftëtarëve Az Zavija (Az Zawiyah). Gjatë kësaj, me sa duket nga të gjitha, opozita shpreson edhe në ndihmën nga jashtë. Një sërë kongresmenësh të autoritetshëm amerikanë tashmë i bënë thirrje administratës së Barack Obama-s për dhënien e ndihmës ushtarake opozitës libiane. Propozohet, në veçanti, rrëzimi i aeroplanëve dhe helikopterëve që ngrihen në ajër e hapin zjarr mbi demonstruesit me urdhër të Tripolit. Në Libi po ndodh  një katastrofë e vërtetë humanitare: mungesa e ushqimeve, medikamenteve, fillimi i epidemive. Dëgjoni mendimin e ekspertit rus Vladimir Ahmedov në lidhje me situatën e krijuar në Libi: “- Rolin kryesor në zgjidhjen e problemit libian duhet ta luajë vetë populli i Libisë. Detyra e komunitetit ndërkombëtar është krejtësisht evidente - moslejimi i shpërbërjes (ndarjes) së vendit dhe thellimi i katastrofës humanitare, dhënia në kohë e ndihmës humanitare dhe asaj ekonomike tashmë autoriteteve të reja të Libisë. Mendoj, se në një kohë të afërt ato do të formohen medoemos”, - konkludon ekspertit rus Vladimir Ahmedov. Në Tunizi-në fqinje, prej nga ku vërshoi në janar vala e revolucionit në botën arabe, të dielën dha dorëheqjen Kreu i qeverisë së përkohshme Mohamed Ganushi (Mohamed Ghannouchi). Meqenëse ai ishte njeri shumë i afërt me regjimin e Presidentit të rrëzuar nga pushteti Zina al-Abidin ben Ali (Zine al-Abidine Ben Ali), që ta kënaqte opozitën. Trazirat që përfshinë rajonin prekën aktualisht edhe Oman-in. Policia shpërndau demonstratën në qytetin industrial Sohar në veri të vendit. Protestuesit kërkuan zhvillimin e reformave politike. Si rezultat gjetën vdekjen 2 persona. Të gjitha këto përforcuan menjëherë druajtjet në lidhje me ndërprerjet e mundshme të furnizimeve të naftës dhe provokuan ditën e hënë rritjen e re të çmimeve të “arit të zi”.