Leopardi, Ariu Polar dhe Lepurushi u bënë talismanë të Lojrave Olimpike Dimërore të vitit 2014 në Soçi. Kjo u bë e ditur  26 shkurt në mbrëmje gjatë programit "Talismania. Soçi-2014. Finalja" të Kanalit të Parë televiziv kombëtar rus. Për fitore në konkursin e shpallur pretendonin: Babagjyshi i Vitit të Ri, i cili më vonë u hoq nga votimi, Ariu i Murrmë, Leopardi, Ariu Polar, Lepurushi, Dielli, Vajza prej dëbore (Snow Girl), Djali i Zjarrtë (Fire Boy), Boraku, Matrioshka dhe Delfini. Shikuesve iu paraqitën filma të shkurtër vizatimorë, heronj të të cilëve ishin kandidatët për talisman. Çdonjërit prej kandidatëve iu caktua një numër unikal telefoni, nëpërmjet të cilin pjesëmarrësit e votimit mund të telefononin ose të dërgonin njoftime me anë të SMS-ve. Në zgjedhjen e talismanit pati mundësi të merrte pjesë pjesë çdo qytetar i Rusisë.Talismanë zyrtarë të Lojrave Paralimpike Dimërore të vitit 2014 në Soçi u bënë Vajza prej dëbore (Snow Girl) dhe Djali i Zjarrtë (Fire Boy).