Sheshi Tahrir në qendër të Kairos është mbushur sërish plot e përplot me njerëz. Opozita mendon se jo të gjitha kërkesat e bëra prej saj janë plotësuar prej autoriteteve. Dorëheqja e Presidentit Hosni Mubarak është vetëm fillimi i shndërrimeve dhe reformave në Egjipt, por jo kushti i vetëm i ndryshimeve. Rinia kërkon avancime, arritje serioze në luftën kundër korrupsionit. Thirrja kryesore e saj është dorëheqja e qeverisë së Ahmed Shafikut, në të cilën, pavarësisht nga ndërrimet dhe dukja e përfaqësuesve prej partive opozitare, postet kyçe vazhdojnë ti ruajnë pas vetes ende ministrat e emëruar nga Mubaraku.