Rusia i bën thirrje autoriteteve të Libisë që të mos lejojnë keqësimin e mëtejshëm të situatës në vend dhe asgjësimin e popullsisë civile. Në rast të kundërt këto veprime do të kualifikohen si krim me të gjitha pasojat e mundshme që rrjedhin prej kësaj, thuhet në deklaratën e Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev. Rusia dënon përdorimin e forcës kundër qytetarëve paqësorë, të sanksionuar nga udhëheqja e vendit, theksohet në këtë deklaratë. Në të përmbahet gjithashtu edhe thirrja drejtuar autoriteteve dhe veprimtarëve politikë të Libisë për tu treguar të përmbajtur.