Ekipi siberian i udhëtarëve ekstremë nën drejtimin e Anatoli Kulikovit startoi lundrimin e vet nga brigjet e Afrikës drejt Brazilit me anije me vela. Planifikohet, që sportistët ta përshkojnë Oqeanin Atlantik për 30 ditë, pa ndaluar në asnjë port. Një lundrim i tillë bëhet për herë të parë në histori, pasi është bërë kërkesa për të hyrë në Librin e rekordeve Guinness. Në vitet 2006-2007 ky ekip për herë të parë në botë përshkoi Oqeanin Indian me anije me vela nga brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe deri në Tajlandë.