Dimitri Medvediev ngarkoi përfaqësuesit fuqiplotë të qarqet federale  me detyrën për luftë kundër terrorizmit, shkruajnë gazetat. Kjo ndodhi në mbledhjen në rezidencën në periferi të Moskës të Presidentit të Rusisë. Ajo ishte e mbyllur. Por shtypi mundi mësonte disa detale. Bisedën në Gorkah e përbushi ajo ç’ka u tha më 22 shkurt në mbledhjen e Komitetit Kombëtar antiterrorist në Vladikaukaz, kur Kryetari i shtetit ngarkoi me detyra konkrete nëpunësit, zgjidha e të cilave duhet të rrisë nivelin e mbrojtjes së rusëve nga terroristët. Kësaj radhe ai përsëri theksoi përgjegjësinë personale të përfaqësuesve fuqiplotë dhe guvernatorëve për sigurinë e popullsisë. Presidenti përsëri tregoi për rëndësinë e realizimit të programeve ekonomiko-socialë në Kaukazin e Veriut, të cilat janë përcaktuar si masa prioritare në luftën kundër terrorizmit.

Plot një vit më parë Presidenti aktual i Ukrainës hyri në detyrë, shkruan gazeta “Trud”. Statistika ekonomike e vitit të parë të udhëheqjes së Viktor Janukoviçit tani për tani është e dyfishtë. Nga njëra anë, vitin e kaluar rritja e GDP-së përbëri 5 %, por inflacioni arriti në 10 %. Në sferën sociale reforma të dukshme nuk janë zhvilluar, konstaton gazeta. Në mendimin e opinionit publik është fiksuar bindja, se Presidenti i ri i Ukrainës mbështet pozitën ruse, shkruan botimi. Këtë gjë e përforcoi veçanërisht premtimi për ta bërë rusishten gjuhë të dytë shtetërore. Por një gjë e tillë nuk ndodhi, siç mendojnë analistët ukrainas, rusishtja aktualisht përdoret në mënyrë aktive. Kurse bashkëveprimet publike të Rusisë dhe Ukrainës nga të këqia gjatë udhëheqjes së ish Presidentit Viktor Jushenko, janë shëndërruar në marrëdhënie të fqinjësisë së mirë gjatë drejtimit të Janukoviçit, rezulton botimi “Trud”.

Raketat e Gjeorgjisë mund të arrijnë deri në Sochi, është e shqetësuar gazeta “Trud”. Botimi shkruan, se pas ardhjes në pushtet të Mihaill Saakashvilit Gjeorgjia ishte një nga republikat e para të ish Bashkimit Sovjetik që filloi të blinte në masë të madhe teknikë bashkëkohore ushtarake të prodhimit perëndimor, si dhe të modernizojë ushtrinë e evt sipas standarteve të NATO-s. Ndërkaq në Shtabin e përgjithshëm rus mendojnë, se nëpërmjet vendeve të treta autoritetet në Tbilisi mund të marrin edhe armë amerikane. “Furnizimi ushtarak i autoriteteve të papërgjegjshme gjeorgjiane do të thotë një aventurë tjetër të re”, theksohet në komentimet e Shtabit të Përgjithshëm.