Mijëra njerëz janë vrarë dhe plagosur gjatë trazirave në Libi, deklaroi Komisari i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut Navi Pillay. Ajo mbajti fjalim në sesionin special të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të drejtat e njeriut në Gjenevë, njofton Franc Press. Sipas fjalëve të Pillay, veprimet e dhunës kundër manifestuesve në Libi vetëm po vijnë duke u rritur. Fjalë bëhet për vrasje masive, arrestime të paligjshme dhe tortura. Ajo është e sigurt, se në rrënjë të problemit qëndron mospërfillja e plotë ndaj popullit nga ana e liderit libanez Muamar Kaddafi.