Kompanitë ruse dhe spanjolle nënshkruan dy marrëveshje për bashkëpunim. Ceremonia u organizua përpara fillimit të takimit të Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev me Mbretin e Spanjës Juan Karlosi i I-rë me përfaqësuesit e biznes qarqeve të të dy vendeve. Drejtuesit e kompanisë së naftës “Grupi Aljans” Musa Bazhaev dhe kompanisë spanjolle “Technicas Reunidas” Juan Jose Fernandez-Urrutia nënshkruan memorandumin për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomiko-teknik. Ministri rus i rrugëve hekurudhore Vladimir Jakunin dhe drejtori i “Patentes Talgo”  Jose Maria Auriol Fabre nënshkruan marrëveshjen për furnizimin e pajisjeve dhe shërbimit teknik të grupit lëvizës.