Rusia si më parë është e interesuar për realizimin e projektit naftësjellës transballkanik Burgas-Aleksandropolis, por është gati të dalë nga ai për shkak të pozitës së Bullgarisë, deklaroi në Moskë Ministri i energjetikës Sergei Shmatko. “Statusi i projektit aktualisht është i tillë, që ne praktikisht kemi ngrirë gjithë aktivitetin dhe presim vendimet përfundimtare të qeverisë bullgare”, vuri në dukje Ministri. Shmatko konfirmoi, se në rast shkeljeje të marrëveshjes ndërqeveritare, Rusia do të kërkojë kompensime. Ai theksoi gjithashtu, se në strategjinë e zhvillimit, ndër të tjera të korridorëve transitë, Rusia nuk ka interes të madh nga ky projekt.