Avioni i dytë i Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) me shtetas të evakuuar në bord u nis nga qyteti libian Sirt. Në bordin e avionit Il-76 ndodhen 95 veta. Ai do të shkojë për në Stamboll, ku do të çojë shtetasit e Turqisë, të cilët punojnë në Libi me kontratë në kompanitë ruse. Pas kësaj avioni do të niset për në Moskë. Më parë nga Sirti për në Moskë mbërritën me avionin e MSJ Il-76 48 veta, kryesisht rusë dhe shtetas të Ukrainës. Gjatë fluturimit rusëve dhe të huajve u ofruan ndihmë psikologët e MSJ. Aktualisht në Libi presin për evakuim rusët, të cilët kanë mbetur në Ras-Lanuf. Ata do ti evakuojë trageti “Stefani i shenjtë, i cili aktualisht ndodhet në Jamahria.