SHBA-s janë të kënaqura me gjendjen e marrëdhënive me FR, deklaroi Zëvendës sekretari amerikan i shtetit Daniel Russel. Arritje kryesore të “riformatimit” ai quajti hyrjen në fuqi të Traktatit të ri mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO), që parashikon shkurtimin radikal të arsenaleve bërthamore të të dy vendeve. Progres i ndjeshëm, sipas fjalëve të Russelit, do të arrihet edhe në çështjen e krijimit të sistemit të përbashkët të Mbrojtjes Antiraket (MAR) nga Rusia dhe NATO. Rëndësi të veçantë në Uashington u kushtojnë kontakteve të drejtpërdrejta të presidentëve Dimitri Medvediev dhe Barack Obama. Takimi i tyre i radhës, do të zhvillohet   të qershorit në Dovilin francez gjatë samitit të “G-20”-shes.