Presidenti i ri i Kosovës Behxhet Pacolli më 24 shkurt ia hyri punës për plotësimin e funksioneve të veta në sfondin e pakënaqësisë në rritje të opozitës për shkak të rrethanave të zgjedhjes së tij në postin presidencial. Kuvendi i Kosovës (me 120 vende) zgjodhi më 22 shkurt Liderin e Partisë “Aleanca për Kosovën e Re”, miliarderin Behxhet Pacolli President në raudin e tretë të votimit. Pakënaqësia e opozitës shkaktohet nga fakti se raundi i tretë u zhvillua pas pauzës së paparashikuar prej legjislacionit. Kundërshtarët e Pacollit dyshojnë se gjatë pushimit mund të ketë patur vend mitosja e disa deputetëve, ose ushtrimi i presionit të fuqishëm mbi ta. Partitë kryesore opozitare dhe rreth 20 organizata joqeveritare po përgatiten të drejtohen me padi në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me shkeljet që patën vend gjatë zgjedhjes së Pacollit. Kundërshtarët e Behxhet Pacollit venë në dukje gjithashtu se ai është zgjedhur pa kuorum të mjaftueshëm. “Opozita dhe organizatat joqeveritare duan të dëgjojnë mendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me atë, në se korrespondon vallë zgjedhja e Pacollit me Kushtetutën dhe rregullat e punës së parlamentit. Në rast të kundërt ata kanë ndërmend të organizojnë aksione protestash”, - njofton Radio Kosova dhe Metohia. Një sërë vëzhguesish parashikojnë acarimin e theksuar të situatës politike në Kosovë në lidhje me debatet që kanë plasur përkatësisht zgjedhjes së Behxhet Pacollit. “Vetë fakti, se në Kosovë nuk është vendosur ende stabiliteti politik, shkakton keqardhje të thellë”, - komentoi zgjedhjen e Pacollit Deputeti i parlamentit Europian nga Austria Johannes Swoboda. Ai e quajti problematike situatën e krijuar në Kosovë pas zgjedhjeve prlamentare të 12 dhjetorit dhe zgjedhjes së presidentit më 22 shkurt. Përveç kësaj, Parlamentari europian iu drejtua me kritikë të rreptë autoriteteve kosovare për përpjekjet e pamjaftueshme të ndërmarra nga ato në luftën kundër korrupsionit.