Rusia shpreson në shfaqjen e besimit dhe respektit ndaj iniciativave të saj në sferën e partneritetit energjetik dhe zhvillimit të gjithë spektrit të lidhjeve dypalëshe me Bashkimin Europian. Ngjashmëria e detyrave që shtrohen për zgjidhje përpara palëve në sferën ekonomike flet në favor të integrimit real të Rusisë dhe BE. Për këtë deklaroi Kryeministri Vladimir Putin mbi bazë të rezultateve të takimit të zhvilluar me Kryetarin e Komisionit Europian José Manuel Barroso dhe negociatave në nivel ministror. Dialogu i anëtarëve të qeverisë ruse me kolegët europianë në kryeqytetin belg kishte karakter gjithëpërfshirës. BE është partneri kyç tregtaro-ekonomik i Rusisë. Nga niveli i dialogut dhe mirëkuptimit varet zhvillimi strategjik i palëve, konstatuan ministrat e Rusisë dhe Bashkimit Europian. Ata diskutuan drejtimet konkrete të integrimit industrial, politikës së jashtme, bashkëpunimit inovativ dhe investues. Kryetarët e qeverisë së Federatës Ruse dhe Komisionit Europian u shprehën për fillimin e negociatave në lidhje me anulimin e ndërsjelltë të vizave dhe miratuan deklaratën e përbashkët me dënimin e dhunës së ushtruar ndaj popullsisë paqësore në Libi. Përsa i përket problemit të hyrjes së Rusisë në OBT, në të Vladimir Putin u ndal në mënyrë të veçantë. “- Kjo është e leverdishme edhe për Rusinë, edhe për Bashkimin Europian. Për ne BE është një ndër partnerët më madhenj tregtaro-ekonomikë. Atij i bien për pjesë më tepër se   50% të qarkullimit tregtar të Rusisë dhe 68% të eksportit. Rusia zë në qarkullimin tregtar të BE vendin e tretë pas SHBA dhe Kinës. Hyrja e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë do ti japë një impuls suplementar procesit negociator në lidhje me projektin e marrëveshjes bazë Rusi-BE. Tashmë është bërë një punë jashtëzakonisht e madhe. Dhe detyra jonë e përbashkët tani është çuarja e saj deri në fund”, - tha Kryeministri rus Vladimir Putin. Por, pavarësisht nga afrimi i pozitave, vazhdojnë të mbeten edhe mosmarrëveshje. Rusia nuk është dakort me gjithçka të pasqyruar në të ashtuquajturën Paketë të Tretë energjetike të BE, e cila duhet të hyjë në fuqi në mars të këtij viti. Zyrtarët europianë ngulin këmbë për ndarjen e biznesit në atë që merret me shitjen dhe atë që siguron transportimin e burimeve të energjisë. Në këtë rast Rusia, si investitore e madhe që është, do të humbasë prioritetin për akses në infrastrukturën e krijuar me mjetet e veta financiare. Kjo është një nga temat e piketuara për diskutim të detajuar në një kohë të afërt.