Kryeministri i Kosovës Tashim Thaçi emëroi më 24 shkurt Zv/kryeministren Edita Tahiri Drejtuese të delegacionit kosovar në negociatat me Beogradin për çështjet praktike, njoftohet në site e qeverisë së Kosovës. Thaçi në mbledhjen e parë të qeverisë së re të Kosovës deklaroi mbi gatishmërinë për dialog me Beogradin dhe i quajti negociatat me përfaqësuesit e Serbisë një ndër prioritetet kryesore. Kreu i delegacionit serb në bisedimet me Prishtinën, Drejtori politik i MPJ të Serbisë Borisllav Stefanoviç në intervistën e vet dhënë gazetës “Blic” tha: “Me emërimin e përfaqësueses së lartë zyrtare të qeverisë së Kosovës (kryetare delegacioni) Prishtina demonstroi se i merr me gjithë seriozitetin e duhur negociatat dhe se ato nuk do të kenë karakter teknik”.