Rusinë e preokupon jashtë mase forcimi i pozitave të islamistëve në Afrikën e Veriut, i aftë të ndikojë negativisht në situatën në Kaukazin e Veriut, deklaroi Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin në Bruksel. Sipas fjalëve të tij, nuk është ashtu, krejtësisht e rastësishme, vemendja e rritur ndaj ngjarjeve në Libi dhe në vendet e Lindjes së Mesme nga ana e “Al-Kaedës”. Pasi shprehu shqetësimin e vet në lidhje me rritjen e numrit të viktimave në vendet e përfshira aktualisht nga trazirat popullore, ai bëri thirrje për “ti dhënë mundësi njerëzve ta përcaktojnë në mënyrë të mëvetësishme fatin e vet pa ndërhyrje nga jashtë”.