Rusia dhe BE dënuan vendosmërisht përdorimin e forcës ushtarake kundër personave civilë në Libi, deklaroi Kryetari i Komisionit Europian José Manuel Barroso. Sipas fjalëve të tij, deklarata mbi situatën në Libi dhe vendet e Lindjes së Mesme u bashkërendit nga Kreu i MPJ të Rusisë Sergei Lavrov dhe Komisionerja e Lartë e BE për punët e jashtme Catherine Ashton. Në të theksohet, se ushtrimi i dhunës nga ana e autoriteteve libiane çoi në vrasjen e qindra njerëzve krejtësisht të pafajshëm. Rusia dhe BE i bënë thirrje Tripolit të garantojë sigurinë e popullsisë paqësore dhe qytetarëve të huaj.