Shkarko audiofailin


2011 është shpallur Vit i ndërsjelltë i Rusisë dhe Spanjës. Më 25 shkurt në Ermitazhin e Shën Peterburgut, në prani të Presidentit Dimitri Medvediev dhe Mbretit të Spanjës Juan Carlos I, u hap ekspozita e kryeveprave të Muzeut Prado të Madridit. Ceremonia e përurimit të saj destinohet ti japë start këtij evenimenti jashtëzakonisht të rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe. Ndërsa gjithsej në kuadër të Vitit të ndërsjelltë ruso-spanjoll janë planifikuar të zhvillohen më tepër se 350 aktivitete, ndërkohë që duhet thënë se spektri i tyre nuk kufizohet vetëm me sferën e kulturës dhe artit. Pjesa e biznesit e programit të vizitës së Monarkut spanjoll përfshin zhvillimin e negociatave me Presidentin e Federatës Ruse në lidhje me çështjet e marrëdhënieve të Rusisë me BE dhe NATO-n, kapërcimin e pasojave të krizës, garantimin e sigurisë europiane. Biseda pritet të jetë konstruktive, meqenëse përkatësisht problemeve të jetës ndërkombëtare pozitat e Madridit dhe Moskës janë identike, vë në dukje politologu Stanisllav Tarasov: “- Spanja gjithmonë ka mbështetur aktivisht propozimet e Rusisë në lidhje me formimin e strukturës së re të sigurisë, me inicitivën e së cilës doli Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev. Spanja përherë ka inkurajuar e mbështetur dialogun Rusi-Perëndim. Meqë ra fjala, ajo është një nga ato vende që i shërbejnë gjithmonë përmirësimit të mirëkuptimit të ndërsjelltë strategjik midis BE dhe Rusisë. Ajo mbështet edhe pozitën tonë për anulimin e regjimit të vizave me BE dhe e quan Europë zonën nga Gjibraltari e deri në Ural”, - tha Stanisllav Tarasov. Lajtmotiv i Vitit të ndërsjelltë të Rusisë dhe Spanjës do të bëhen inovacionet dhe modernizimi teknik. Por gjatë kësaj sferë kryesore mirëkuptimi midis Rusisë dhe Spanjës mbetet megjithatë arti. Prandaj zhvillimi i ekspozitave dhe turneve po përgatitet me skrupolozitet të veçantë. Ekspozita unikale “Prado në Ermitazh” është konfirmim i gjallë i kësaj, thotë bashkëpunëtori i Muzeut peterburgas Ermitazh Mihaill Dedinkin. “- Një ekspozitë të tillë Muzeu Prada nuk ka bërë kurrë ndonjëherë më parë, duke u ndarë përkohësisht me një numër kaq të madh kryeveprash. Sigurisht, gjatë kësaj, theksi vihet mbi shkollën kombëtare, e cila është përfaqësuar nga vepra të nivelit jashtëzakonisht të lartë të periudhës nga shekulli XVI e deri në fillim të shekullit të XIX. Ekspozita përfshin në vetvete kryevepra, të cilat janë të lidhura historikisht me koleksionet e oborrit mbretëror të Madridit, prandaj këtu ka një numër shumë të madh pikturash flamande. Ndër to figurojnë veprat e mrekullueshme të Rubensit, tabllotë e flamandëve të vjetër: Bosch, Memling, Durero, Tiziano, punë impresionuese të shkollës franceze. Ekspozita në fjalë, e cila fillon me Tizianon dhe mbaron me Goya-në, flet vetë për veten, - konkludon Mihaill Dedinkin. Përfundimi i Vitit të ndërsjelltë të Rusisë dhe Spanjës do të festohet me Koncertin Gala në Madrid më 5 dhjetor të vitit 2011. Po atëhere do të niset për në Spanjë edhe Dimitri Medvediev me qëllim që së bashku me Monarkun spanjoll të nxjerrë përfundimet dhe të përcaktojë objektivat e reja të marrëdhënieve dyalëshe.