Trageti «Святой Стефан» (“Shën Stefani”), i cili destinohet të evakuojë qytetarët rusë nga Libia, mbërriti tashmë në portin italian të qytetit Bari. Prej andej ai do të vazhdojë lundrimin drejt portit libian Sirte. Me anën e këtij trageti planifikohet të evakuohen qytetarët rusë që ndodhen aktualisht në qytetet Sirte dhe Ras Lanufe. Trageti do të marrë gjithashtu në bord edhe qytetarë të shteteve të tjera, të cilët punojnë në Libi mbi bazë të kontratave të lidhura me kompanitë ruse. Gjithsej nga Libia do të duhet të evakuohen 563 qytetarë të Federatës Ruse që punojnë atje dhe 700 qytetarë të Turqisë e Sirisë, të cilët punojnë në Jamahiriya sipas kontratës së lidhur me kompaninë ruse “Rrugët Hekurudhore të Rusisë”. Në vigjilje me 3 aeroplanë nga Tripoli në Moskë u sollën 339 veta.