President i Kosovës më 22 shkurt u zgjodh biznesmeni zviceran me prejardhje shqiptare kosovare Behxhet Pacolli. “Pro” kandidaturës së tij votuan 62 prej 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Kandidatura e multimilionerit Behxhet Pacolli, pronarit të firmës “Mabeteks”, u paraqit nga Partia drejtuese Demokratike e Kosovës e kryesuar prej Kryeministrit Hashim Thaçi. “Pro” kandidaturës së biznesmenit votuan kandidatët nga partia e Thaçit dhe partia e kryesuar nga vetë Behxhet Pacolli “Aleanca për Kosovën e Re”. Deputetët e opozitës i bojkotuan zgjedhjet presidenciale. Si shkak për këtë qëndrim të vetin ata përmendën biznes-lidhjet e Pacollit me Rusinë, e cila nuk njeh pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës. Behxhet Pacolli u zgjodh President në raundin e tretë të votimit, meqenëse në dy raundet e para ai nuk mundi të grumbullojë 2/3 e domosdoshme të votave. Në raundin e tretë minimumi i nevojshën për zgjedhjen e presidentit u reduktua deri në gjysmën e përbërjes së parlamentit.